Sot, sytë kah “Fadil Vokrri”, luhet Prishtina – Drita

Sot, sytë kah “Fadil Vokrri”, luhet Prishtina – Drita

Sport July 12, 2020 - 10:00
Lajmet e fundit nga sporti

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Vëmendja do të jetë kah stadiumi “Fadil Vokrri”, aty ku do të takohen Prishtina dhe Drita.

Gjilanasit janë në pozitën e parë në tabelë, derisa prishtinasit do të kërkojnë që ta ngushtojnë diferencën mes pikëve.

Momentalisht diferenca e pikëve mes tyre është 7 pikë, me kryeqytetasit që ndodhen në pozitën e katërt pas humbjes kontroverse në udhëtim te Gjilani.

Sfida mes dy rivalëve për titull do të fillojë nga ora 18:00.

Sot do të zhvillohet edhe një takim tjetër nga ora 17:00.

Gjilani e pret në shtëpi Drenicën, ku synon fitore për të vazhduar synimin për titull. /Zeri.info