Ylli australian pensionohet nga futbolli

Ylli australian pensionohet nga futbolli

Sport July 12, 2020 - 09:27
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-kapiteni i përfaqësueses së Australisë në futboll, Mile Jedinak, ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli në moshën 35-vjeçare, shkruan “Zeri.info”.

Jedinak gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube si Aston Villa, Crystal Palace, Genclerbirligi, Antalyaspor, Central Coast, Sydney United dhe Varteks.

Ai u shpreh se rrugëtimi i tij në futboll ka qenë i mbushur me shumë përvoja, sfida dhe kujtime, derisa ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij.

“Unë isha një djalë i ri nga perëndimi i Sidnejt me një ëndërr për të luajtur futboll profesional. Rrugëtimi im për ta arritur atë qëllim ishte i mbushur me aq shumë përvoja, sfida dhe kujtime, që gjithmonë do t’i dua. Unë dua t;i falënderoj të gjitha klubet që i kam përfaqësuar që ma ofruan mundësinë për ta bërë një gjë të tillë”, ka shkruar Jedinak në rrjetin social “Instagram”.

“Trajnerët, stafet, bashkëlojtarët, përkrahësit ju të gjithë bëtë pjesën tuaj, kështu që faleminderit. Një falënderim i madh për të gjithë familjen time për përkrahjen përgjatë viteve, falënderim i veçantë për prindërit e mi që më shfaqën vlerat dhe besimin në mënyrë që unë t’i ndjek ëndrrat e mia. Së fundmi, por jo për nga rëndësia, gruan dhe fëmijët e mi, faleminderit që ishit tifozët e mi më të mëdhenj, do të thotë shumë për mua. Për djemtë e mi, ëndërroni shumë dhe kurrë mos u ndalni së ndjekuri ëndrrat e juaja. Tash është koha për një kapitull të ri”, ka vazhduar ai./Zëri

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mile Jedinak (@milejedinak15) on