Guardiola: Lojtarët e Manchester Cityt e meritojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve

Guardiola: Lojtarët e Manchester Cityt e meritojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve

Sport July 12, 2020 - 08:44
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se lojtarët e tij e meritojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm, transmeton “Zeri.info”.

Fitorja e djeshme 5:0 ndaj Brightonit ia siguroi Manchester Cityt një vend në Ligën e Kampionëve, por pjesëmarrja e tyre në kompeticionin më prestigjioz evropian ende nuk është e sigurt, derisa pritet vendimi i CAS-it për suspendimin dy-vjeçar nga garat evropiane.

“Ne jemi tashmë në një nivel të mirë dhe gati të luajmë ndeshjet e fundit të Premierligës dhe të Ligës së Kampionëve”, deklaroi Guardiola.

“Ne jemi kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, që ishte kërkesa minimale për këtë klub. Dhe këta lojtarë e kanë bërë këtë për 6 apo 7 vjetët e fundit. Ne fituam në fushë dhe shpresojmë që të hënën UEFA do t’i lejojë këta lojtarë të luajnë në edicionin e ardhshëm. Ata e meritojnë të jenë në Ligën e Kampionëve”, shtoi spanjolli./Zëri