Barcelona ende nuk ka hequr dorë nga titulli

Barcelona ende nuk ka hequr dorë nga titulli

Sport July 12, 2020 - 08:22
Lajmet e fundit nga sporti

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, ka premtuar që klubi katalunas do të luftojë deri në fund për të mbajtur gjallë shpresat për titullin në La Liga, shkruan “Zeri.info”.

Gjiganti spanjoll triumfoi të shtunën minimalisht 1:0 në udhëtim te Valladolidit me golin e Vidalit.

Me këtë fitore, katalunasit iu afruan Real Madridit në vetëm një pikë, derisa madrilenët do të luajnë ndeshjen e tyre të hënën në udhëtim te Granada.

“Ne thjesht duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur. Nuk varet nga ne. Ne thjesht duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe të shohim se çfarë do të bëjnë ekipet e tjera rreth nesh”, deklaroi Vidal./Zëri