Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Messi regjistron rekord të ri në La Liga për gola dhe asistime

Messi regjistron rekord të ri në La Liga për gola dhe asistime

Sport July 11, 2020 - 23:58

Lionel Messi është bërë futbollisti i parë në historinë e La Ligës që shënon 20 gola dhe asiston në 20 sosh në një edicion.

Barcelona regjistroi fitore të mundimshme sonte në kuadër të La Ligës duke mposhtur Real Valladolidin me rezultat minimal, 0:1, shkruan "Zeri.info".

Ndonëse nuk shënoi, Messi arriti të asistojë te goli i fitores i shënuar nga Arturo Vidal.

Me këtë asistim, Messi është bërë futbollisti i parë që regjistron 20 asistime në La Liga që prej ish-bashkëlojtarit të tij, Xavi në edicionin 2008/09.

Por, që deri më tani asnjë futbollistë nuk ka arritu të dhurojë 20 asistime, njëkohësisht të shënojë 20 gola, gjë të cilën e ka arritur sonte Messi.

Këtë statistikë e kishte arritur Thierry Henry, por me Arsenalin në Premierligë gjatë edicionit 2002/03 kur kishte shënuar 24 gola dhe kishte dhuruar 20 asistime.

Aktualisht, Messi ka shënuar 22 gola në La Liga, katër më shumë se ndjekësi më i afërt i tij, Karim Benzema. /Zeri.info