Milot Rashica ndodhet në Kosovë, e ka një porosi për ata që nuk po kujdesen rreth koronavirusit

Milot Rashica ndodhet në Kosovë, e ka një porosi për ata që nuk po kujdesen rreth koronavirusit

Sport July 11, 2020 - 23:17

Milot Rashica dhe Mehedin Përgjegjaj janë të ftuar në emisionin "1 Kafe Me Labin", shkruan "Zeri.info". 

Rashica që po shkëlqen me ëerder Bremenin në Gjermani karrierën e ka nisur në Kosovë derisa në vitin 2013 e ka fituar titullin kampion me Llamkos Kosovën nën drejtimin e Ismet Munishit. 

Falë paraqitjeve të mira në Gjermani, yllin e Kosovës po e kërkojnë klubet e mëdha si Liverpooli, Napoli, Milani dhe RB Leipzig. 

Së fundmi, Rashica i ka nisur pushimet verore në Kosovë, derisa ka edhe një apel për ata që nuk po kujdesen në "luftën" ndaj koronavirusit.

"Duhemi të jemi sa më te kujdesshëm. Tash e tre ditë kam ardhur në Kosovë dhe nuk kam dalur askund. Duhet të ruhemi dhe te jemi të kujdesshëm pasi që secili kemi njerez te vjetër ose në familje ose në rreth", ka thënë Milot Rashica për emisionin "1 Kafe me Labin". /Zeri.info