Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Zyrtare: Caktohet data e fillimit të edicionit të ri në Bundesligë

Zyrtare: Caktohet data e fillimit të edicionit të ri në Bundesligë

Sport July 11, 2020 - 23:13

Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB) e ka zyrtarizuar datën e fillimit të edicionit 2020/21.

Futbolli në Gjermani do të nis me 11-14 shtator me ndeshjet e para të Kupës së Gjermanisë, shkruan "Zeri.info".

Ndërkaq, një javë më vonë, më 18-21 shtator do të luhet ndeshjet e xhiros së parë në Bundesliga 1, 2 dhe 3.

Bundesliga gjermane do të zhvillojë një xhiro në mesjavë, më 15 dhe 16 dhjetor.

Nga ana tjetër, do të zvogëlohet pushimi dimëror - nga 23 dhjetori e deri në fundjavën e parë të janarit.

Finalja e Kupës së Gjermanisë zhvillohet më 13 maj, kurse kampionati elitar gjerman mbyllet më 23 maj. /Zeri.info