Kampionati po rrezikohet, trajneri propozon të rritet numri i gjyqtarëve, të vendosen edhe prapa portës

Kampionati po rrezikohet, trajneri propozon të rritet numri i gjyqtarëve, të vendosen edhe prapa portës

Sport July 11, 2020 - 10:36
Lajmet e fundit nga sporti

Ajo që ndodhi në Gjilan në sfidën e lujatur ndërrmjet Gjilanit dhe Prishtinës, ku protagonist i ndeshjes dolën të jenë gjyqtarët, sikur ka ndezur alarmin e kuq dhe përgjegjësit duhet të marrin masa ndryshe gara po rrezikohet, shkruan “Zeri.info.

Klubet duken të pakënaqura. I fundit që reagojë ndaj gjyqtarëve ishte Ballkani që kërkoi nga FFK të mos i delegojë në ndeshjet e saja gjyqtarin Besfor Kasumi dhe Fatmir Tahiri.

Trajneri i mirënjohur vushtrrias, Bekim Shotani ka arsyetuar ankesat e klubeve ku sipas tij këto ankesa po vijnë si rezultat i performancës shumë të dobët të gjyqtarëve, derisa ka thënë se do të ishte mirë që në këto xhirot fundit të rritet numri i gjyqtarëve, ku duhet të vendosen edhe gjyqtarë prapa portës.

“Nëse FFK-ja dhe Shoqata e Gjyqtarëve nuk marrin masa, shumë lehtë është që 4 xhirot e fundit të rrezikohen pikërisht nga referimi.

Unë kisha me propozu që në këto ndeshjet e mbetura, prapa portës të vendosen edhe nga një gjyqtarë. Pra 1 gjyqtar kryesor, 2 anësorë, 2 fundor dhe referi për ndërrimin e lojtarëve. Kjo kishte me ndiku në stabilitet e një ndeshjeje, sidomos në 3 xhiro të fundit ku vendos titulli dhe vendi i 2-të që dërgon në Ligën e Evropës,. Kjo duhet të vlejë edhe në finale të Kupës që do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Ballkanit”, ka vlerësuar, Bekim Shotani. /Zeri.infoImage