Trajneri i njohur: Klubet kanë investuar miliona euro, është e dhimbshme që gjyqtarët po i qojnë dëm ato

Trajneri i njohur: Klubet kanë investuar miliona euro, është e dhimbshme që gjyqtarët po i qojnë dëm ato

Sport July 11, 2020 - 10:28
Ajo që ndodhi në Gjilan ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, ku protagonist i ndeshjes dolën të jenë gjyqtarët ka ndezur alarmin e kuq dhe përgjegjësit duhet të marrin masa ndryshe gara po rrezikohet

Askush nuk kishte besuar që një kampionat që dukej të jetë tejet i fortë, joshës dhe korrekt në fund të dalë krejtësisht nga binarët, madje të rrezikon të jap një përfundim të turpit, shkruan “Zeri.info”.

Ajo që ndodhi në Gjilan ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, ku protagonist i ndeshjes dolën të jenë gjyqtarët ka ndezur alarmin e kuq dhe përgjegjësit duhet të marrin masa ndryshe gara po rrezikohet.

Klubet duken të pakënaqura. I fundit që reagojë ndaj gjyqtarëve ishte Ballkani që kërkoi nga FFK të mos i delegojë në ndeshjet e saja gjyqtarin Besfor Kasumi dhe Fatmir Tahiri.

Trajneri i mirënjohur vushtrrias, Bekim Shotani ka arsyetuar ankesat e klubeve ku sipas tij këto ankesa po vijnë si rezultat i performancës shumë të dobët të gjyqtarëve.

“Akuzat nga klubet në drejtim të gjyqtarëve po vijnë si rezultat i një referimit jo të mirë. Koncentrimi në 90 minuta referim ka ra bukur shumë dhe kjo po shkakton pakënaqësi dhe njëherësh dhe po e rrezikon ‘fer play’-n brenda ndeshjes për shkak të referimit”, ka thënë Shotani për “Zeri.info”, duke shtuar se gjyqtarët dhe FFK duhet të jenë më të kujdesshëm pasi janë duke i rrezikuar miliona euro investime nga klubet. Image

“Klubet në këtë edicion kanë bërë investime me miliona euro, dhe t’i humbë parat nga referimi jo efikas është vërtet e dhimbshme. Gjyqtarët po bëjnë gabime, dhe sipas mendimit tim arsye e vetme është se nuk po kanë konkurrencë të mirëfilltë brenda për brenda”, ka vlerësuar tekniku vushtrrias, sipas të cilit binishi i kampionatit mund të rrezikohet pikërisht nga ndarësit e drejtësisë.

“Shumë lehtë është që 4 xhirot e fundit të rrezikohen pikërisht nga referimi, nëse FFK-ja dhe shoqata e gjyqtarëve nuk marrin masa disiplinore për referët.

Unë kisha me propozu që në këto ndeshjet e mbetura, prapa portës të vendosen edhe nga një gjyqtarë. Pra 1 gjyqtar kryesor, 2 anësorë, 2 fundor dhe referi për ndërrimin e lojtarëve. Kjo kishte me ndiku në stabilitet e një ndeshjeje, sidomos në 3 xhiro të fundit ku vendos titulli dhe vendi i 2-të që dërgon në Ligën e Evropës,. Kjo duhet të vlejë edhe në finale të Kupës që do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Ballkanit”, ka përfunduar, Bekim Shotani. /Zeri.info