Interi i pakënaqur me Conten, e mendon shkarkimin

Interi i pakënaqur me Conten, e mendon shkarkimin

Sport July 11, 2020 - 09:23
Lajmet e fundit nga sporti

Erdhi me shumë buj tek Interi, por gjërat nuk po shkojnë si[ janë pritur.

Interi nuk duket shumë i kënaqur nga performancen e ofruar nga Antonio Conte, në këto muaj të parë në bankinën zikaltër, por ndoshta ajo që ka ndezur një pakënaqësi më shumë në rangjet e familjes Zang, ka qenë deklarata e fortë e trajnerit pas barazimit me Hellas Veronën.

Fakti që skuadra ka zbritur shkallët e renditjes në një mënyrë të frikshme, duke kaluar nga vendi i parë në të dytin dhe tashmë në të katërtin, zëra pranë selisë së Interit theksojnë se tashmë pozita e strategut leçez është e rrezikshme dhe pankina e tij mund të hidhet në erë menjëherë pas mbledhjes që “Gjenerali i hekurt” pritet të ketë me drejtuesit e klubit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, duke dëgjuar gazetarin Fabio Ravezzani, në zyrat qendrore të “Suning” ka nisur që të përflitet edhe strategjia e bujshme, të cilën administratori Jusepe Marotta e ka si kamerdaren e shpëtimit. E thënë shkurt, Antonio Conte do të përshëndesë nëse një tjetër ish-juventin, Masimiliano Alegri, pranon ofertën për të drejtuar Interin.