Arteta zbulon nëse do të mbetet apo jo Mustafi te Arsenali

Arteta zbulon nëse do të mbetet apo jo Mustafi te Arsenali

Sport July 11, 2020 - 08:57
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Shkodran Mustafi është parë titullar tek skuadra e Arsenalit në ndeshjet e fundit, megjithatë ende ka shumë zëra që e lidhin atë me një largim të mundshëm.

Gjithsesi, ardhjen e Mikel Artetës, paksa e ka stabilizuar atë dhe ka qenë vetë trajneri spanjoll i cili ka deklaruar se Mustafi, është i rëndësishëm, për projektin e tij duke dhënë sinjale se mund të vazhdojë.

“Është diçka që klubi duhet të zgjidhë, por ai e di mendimin tim”, tha Arteta.

“Jam shumë i lumtur me të siç mund ta shihni. Mënyra se si po luan, përkushtimi në gjithçka që po tentojmë të bëjmë, neveli i paraqitjeve në çdo 3 apo 4 ditë ndeshje, ai ka qenë shumë stabil”, ka thënë Arteta. /Zeri.info.