Futbollisti i njohur: Kampionati po rrezikon të diskreditohet dhe atë nga njerëzit që janë të thirrur për drejtësi

Futbollisti i njohur: Kampionati po rrezikon të diskreditohet dhe atë nga njerëzit që janë të thirrur për drejtësi

Sport July 10, 2020 - 18:32
Shumë skuadra, kur kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar, ende janë brenda objektivave si në luftë për titull ashtu edhe për mbijetesë

Superliga e Kosovës në futboll tashmë ka hyrë në fazën vendimtare dhe natyrisht edhe tensionet duken prezsente, shkruan “Zeri.info”.

Shumë skuadra, kur kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar, ende janë brenda objektivave si në luftë për titull ashtu edhe për mbijetesë.

Kjo edhe ka bërë që ky kampionat të cilësohet si njëri nga më joshësit e pasluftës. Megjithatë, ngjarjet e fundit si dhe akuzat e vazhdueshme të klubeve në adresë të federatës, në adresë të gjyqtarëve dhe të disa klubeve për manipulim të rezultateve, kanë bërë që imazhi i këtij kampionati të zbehet maksimalisht.

E fundit që u dëshpërua ishte Prishtina, pas ngjarjeve që përjetoi në Gjilan, madje skuadra bardhekaltër paralajmëroi edhe tërheqje nga garat për shkak të asaj padrejtësie.

Njëri nga futbollistët më me përvojë në Superligë, Taulant Dajaku i cili aktualisht është pjesë e Ferizajt, ka thënë se ky kampionat mund të përfundojë si njëri nga kampionatet me polemikat më të mëdha të palsuftës.Image

“Mendoj se do të jetë një nga kampionatet me më së shumti polemika që nuk lidhen me futboll. Krejt kjo vjen nga ndodhit dhe paqartësitë që po e përcjellin organizimin e përgjithshëm të ligës, ndarja në dy taborre e ekipeve që apostrofohen herë si armike të një sistemi në federatë dhe e atyre që përdhelën nga federata, ka bërë, mendoj unë që të rritën polemikat”, ka thënë për “Zeri.info”, Taulant Dajaku, duke shtuar se gjithsesi, një pjesë të madhe e bartë edhe organizatori i garave.

“Polemikat kryesore kanë ardhur nga vendime kontroverse të referëve që edhe pas gabimeve direkte në rezultatet e ndeshjeve të njëjtit refer nuk dënohen por vazhdojnë të ndajnë drejtësinë e njëanshme, janë gjëra që duken tashmë dhe kjo është çudia e madhe dhe rreziku që kampionati të diskreditohet nga njerëz që janë të thirrur të ndajnë drejtësi por më shumë po bëjnë gabime të qëllimshme”, ka përfunduar taulant Dajaku. /Zeri.info