Merren masa ndaj gjyqtarëve Kreshnik Vula e Fatmir Sekiraqa

Merren masa ndaj gjyqtarëve Kreshnik Vula e Fatmir Sekiraqa

Sport July 10, 2020 - 17:50
Lajmet e fundit nga sporti

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve i FFK-së ka bërë publike listën e arbitrave që do të gjykojnë në javën e 30-të në Superligëne Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Ajo që bie në sy është se në këtë javë nuk janë deleguar fare gjyqtarët Kreshnik Vula dhe anësori Fatmir Sekiraqa, të cilët ishin akuzuar rënd nga drejtuesit Prishtinës për padrejtësinë që i bënë në ndeshjen Gjilani – Prishtina, e mbyllur me fitoren e vendësve me rezultat 2:1.

Vula, kishte marrë vendim për ta ndëshkuar me karton të kuq portierin Visar Bekaj, vendim që doli të jetë shumë i gabuar dhe ndikojë direkt në rrjedhën e ndeshjes.

Si fillim u mendua se këtë vendim e kishte marr pas konsultave me anësorin Sekiraqa, gjë të cilën e kishte mohuar më pas gjyqtari Fatmir Sekiraqa. /Zeri.infoImage