Thaqi: Drita kampione, këto skuadra po luftojnë për vendin e dytë

Thaqi: Drita kampione, këto skuadra po luftojnë për vendin e dytë

Sport July 10, 2020 - 17:01
Tash për tash skuadra më e favorizuar për titull mbetet Drita që është në pozitën e parë dhe ka një shkëputje prej 5 pikëve nga vendi i dytë, Ballkani

Superliga e Kosovës në futboll tashmë ka hyrë në fazën vendimtare. Asnjë klub nuk guxon të gabojë në këtë fazë nëse dëshiron të mbetet në luftë për objektivat.

Padyshim këtë garë shumë lufta për titull, por shumë nxehtë mbetet edhe luftapër pozitën e dytë që gjithashtu dërgon në garat Evropiane, shkruan “Zeri.info”.

Tash për tash skuadra më e favorizuar për titull mbetet Drita që është në pozitën e parë dhe ka një shkëputje prej 5 pikëve nga vendi i dytë, Ballkani.Image

Shumë interesant është edhe lufta për mbijetesë. Vushtrria, Dukagjini dhe Ferizaj tash janë pa shpresa, derisa për t’i ikur largimit luftë të rreptë janë duke bërë Trepça’89, Drenica e Flamurtari por hiq në pozitë të mirë nuk është as Llapi.

Ish trajneri i Prishtinës, 2 Korrikut, Trepçës’89 e Flamurtarit, Arsim Thaqi në një bisedë për “Zeri.info”, ka parashikuar luftën e ashpër që pritet të jetë në këto katër ndeshjet e mbetura, derisa ka folur edhe për skuadrat më favorite për titull por edhe për largim nga liga.

“Si ekip favorit për titull mendoj se është Drita, nëse analizojmë vitin e fundit që u shpall kampion e kishte pak a shumë situatën e njëjtë si tani, ku vendosi loja e fundit ndërmjet Prishtinës dhe Dritës. Pra Drita ka një eksperiencë në këtë drejtim, në anën tjetër ka edhe ekipe me përvojë, si dhe një kryesi që nuk ja len rastit asnjë rrethanë, si në aspektin e menaxhimit të ekipit, po ashtu edhe aspektit financiar”, ka thënë Thaqi duke folur më pas për tri ekipet tjera që gjithashtu janë në garë për titull.Image

“Tri ekipet tjera: Prishtina, Ballkani dhe Gjilani, mendoj se do të luftojnë për vendin e dytë, e për dallim nga Gjilani, Prishtina dhe Ballkani do ta kenë edhe një shanse në ndeshjen finalë të Kupës. Kuptohet për ta fituar të drejtën për dalje në Evropë”, ka thënë trajneri prishtinaspër “Zeri.info”, duke folur më pas për garën për ekzistencë ku edhe atje është duke u zhvilluar një luftë e ashpër dhe shumë e paqartë.

“Sa i për ketë rënies nga Superliga, mendoj se deri në fund do të luftojnë Trepça ‘89 dhe Flamurtari dhe për këtë fakt u kujdes Vushtrria që i befasoi të dy ekipet duke luajti me të dyja baras dhe kjo u ka vështirësuar shumë punën”, ka përfunduar Arsim Thaçi. /Zeri.info