Liga e Kampionëve, zbulohet data dhe ora e ndeshjeve

Liga e Kampionëve, zbulohet data dhe ora e ndeshjeve

Sport July 10, 2020 - 16:09
Lajmet e fundit nga sporti

Shtëpia Evropiane e futbollit UEFA ka njoftuar kalendarin e detajuar të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, kampeticionit më të madh për klube.

Tashmë është caktuar data por edhe ora e ndeshjeve, qoftë për kthimin e 1/8 finale, ashtu edhe për çerekfinalet, të cilat do të luhen me nga një sfidë të vetme në kryeqytetin e Portugalisë. Juventusi do të presë Lyonin në ndeshjen e dytë të raundit të papërfunduar ende, më 7 gusht, në orën 21:00, ndërsa Napoli do të luajë në fushën e Barcelonës më 8 gusht, prej orës 21:00.

Atalanta, tashmë e kualifikuar në çerekfinale, do të përballet me PSG në Lisbonë, më 12 gusht, prej orës 21:00.

Ky është programi i plotë i të gjitha ndeshjeve:

Manchester City-Real Madrid (7 gusht, 21:00)

Juventus-Lyon (7 gusht, 21:00)

Barcelona-Napoli (8 gusht, 21:00)

Bayern Munich-Chelsea (8 gusht, 21:00)

Çereknalet (në Lisbonë, me një ndeshje të vetme)

Atalanta-PSG (12 gusht, 21:00)

Leipzig-Atletico Madrid (13 gusht, 21:00)

Barcelona / Napoli – Bayern Munich / Chelsea (14 gusht, 21:00)

Manchester City / Real Madrid – Juventus / Lyon (15 gusht, 21:00). /Zeri.info