Federatës së Boksit të Kosovës i shtohet edhe një klub i ri

Federatës së Boksit të Kosovës i shtohet edhe një klub i ri

Sport July 10, 2020 - 15:14
Detajet

Përkundër faktit se vendi po vuan nga pandemia e koronavirusit, sporti kosovar vazhdon të pasurohet me klube të reja, raporton “Zeri.info”.

Së fundmi boksi kosovar është përforcuar edhe me një klub, që do të drejtohet nga ish-boksierja Marigona Beadini.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Dembolli.

“Federatës së boksit të Kosovës i shtohet edhe një klub i ri i boksit - ‘Dardanët’, me kryetrajneren Marigona Beadini”, ka njoftuar Latif Demolli.

Boksi ndër vite ka qenë ndër sportet më të suksesshme në Kosovë. /Zeri.info

Image