Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Drita vazhdon me fitore, triumfon Flamurtari, kurse Trepça ’89 ndalet në barazim

Drita vazhdon me fitore, triumfon Flamurtari, kurse Trepça ’89 ndalet në barazim

Sport July 09, 2020 - 18:56
Lajmet e fundit nga sporti

Janë mbyllur tri ndeshjet e fundit të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra lidere e kampionatit, Drita, ka vazhduar me fitore, derisa triumfoi në shtëpi ndaj Feronikelit me shifrat 2:1.

Flamurtari triumfoi në spektaklin e golave në shtëpi ndaj Dukagjinit, ekipi të cilin e mposhti me shifrat 4:3.

Ndërsa, Trepça ’89 është ndalur në barazim 1:1 në shtëpi nga Vushtrria.

Pas këtyre rezultateve, Drita mban kryesimin e tabelës me 64 pikë, 5 më shumë sesa vendi i dytë, që mbahet nga Ballkani.

Kurse, Feronikeli mbetet në pozitën e pestë me 44 pikë.

Flamurtari tash ngjitet në vendin e gjashtë me 40 pikë, kurse Trepça '89 ka 35 pikë në pozitën e nëntë./Zëri

Superliga Live

Drita – Feronikeli 2:1

Mbyllet takimi 

67' GOL Fidan Gërbeshi shënon për Dritën

60' Izair Emini humb një mundësi të mirë përball Smakiqit 

56' GOL Besmir Bojku barazon rezultatin për mysafirët pas një gabimi të portierit Maloku 

46' Fillon pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

42' Gbowea rrezikon portën e Dritës, po pret Maloku 

35' GOL Erion Vucaj realizon një super gol për gjilanasit

9' Hamdi Nimani i Dritës gjuan mbi portë

5′ Xhevdet Shabani godet nga gjuajtja e lirë, pret me sukses portieri i mysafirëve

1' Fillon takimi 

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Gërbeshi, Blakçori, Namani, Vucaj, Fazliu, Bunjamin Shabani, Xh.Shabani, Rexha.

Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Hoxha, Berisha, Lladrovci, Dabiqaj, Qorri, Thaqi, Bojku, Zeka, Gbowea.

Trepça ’89 – Vushtrria 1:1

Mbyllet takimi 

96' GOL Manaj barazon rezultatin

83' Rusi humb një mundësi të artë pas daljes së gabuar të portierit mysafir 

78' GOL Fazliu kalon në epërsi mysafirët

57' Goli i futbollistit të Vushtrrisë, Sie, anulohet për pozitë jashtë loje 

46' Fillon pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

4' Arb Manaj i mitrovicasve gjuan nga distanca, por pret Prince

1' Fillon takimi 

Formacionet zyrtare:

Trpeça ’89: Spahija, Kaqiku, Dedija, Pllana, Jeanjacque, Jashari, Traore, Hoti, Muja, Arb. Muja, Avdyli, Manaj.

Vushtrria: Marly Prince, Istrefi, Zabërgja, Chinonso, Azemi, Dervishaj, Okonwo, Fazliu, Ahmeti, Sie, Doumbia.

Flamurtari – Dukagjini 4:3

Mbyllet takimi 

82' GOL Kamara ngushton epërsinë në 4:3

78' GOL Jeton dushi i Dukagjinit realizon një gol të bukur 

60' GOL Bashkim Shala realizon golin e katërt për vendasit nga distanca 

54' GOL Flamurtari gjen edhe golin e tretë me anë të Llogës

52' GOL Adem Maliqi kalon Flamurtarin në epërsi

46' Fillon pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

27' GOL Kamara barazon rezultatin në 1:1

19' Kamara humb një mundësi të mirë për Dukagjinin, Nika shpëton Flamurtarin

6' GOL Bashkim Shala shënon për Flamurtarin me një super goditje nga largësia

1' Fillon takimi 

Formacionet zyrtare:

Flamurtari: Nika, Krasniqi, Vitia, Zeqiri, Boshnjaku, Hasanaj, Latifaj, Shala, Maliqi, Krasniqi, Stullqaku.

Dukagjini: Zenunaj, Elezaj, Basriu, Grabanica, Gojani, Dushi, Jashanica, Marmullaku, Elshani, Merlaku, Kamara.