Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Aleksandar Vuçiq i shfrytëzon huliganët e futbollit për mbrojtje të afërt

Aleksandar Vuçiq i shfrytëzon huliganët e futbollit për mbrojtje të afërt

Sport July 09, 2020 - 14:32
Detajet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është ndër presidentët e rrallë në botë që i përdor huliganët e futbollit si mbrojtje e afërt personale, shkruan Zeri.info.

Serbia në ditët e fundit po përballet me protesta anti-COVID-19.

Qytetarët po vlerësojnë se masat anti-COVID për izolim janë të ashpra.

Mediat në Serbi kanë publikuar fotografi ku shihen huliganët afër presidencës në ruajtje të presidentit.

Image

Çështjen në fjalë e ka trajtuar edhe publicisti Viktor Markoviç.

“Presidenti serb është ndër presidentit e rrallë në botë që i përdorë huliganët e futbollit si mbrojtje e afërt personale. Pamjet janë afër godinës së presidencës dhe huliganët janë fotografuar gjatë protestave anti-COVID-19, për shkak të masave parandaluese”, ka shkruar në rrjetin social “Twitter”, Viktor Markoviç. /Zeri.info

Image