Debatik Curri rrëfen incidentin në Gjilan: Ja çka na bënë gjyqtarët

Debatik Curri rrëfen incidentin në Gjilan: Ja çka na bënë gjyqtarët

Sport July 09, 2020 - 00:01
Lajmet e fundit nga sporti

Ndihmës-trajneri i FC Prishtinës, Debatik Curri, e ka komentuar ndeshjen e sotme Gjilani – Prishtina (2:1), raporton “Zeri.info”.

Curri deklaron se Prishtina u dëmtua në këtë takim.

“Pika më e dobët e ndeshjes ka qenë Kreshnik Vula dhe asistenti Fatmir Sekiraqa. Kreshnik Vula na ndëshkoi me karton të kuq portierin që nuk ma lidhje me karton të kuq”, deklaroi Debatik Curri për “Klan Kosova”, percjell “Zeri.info”.

Gjyqtari Krshnik Vula e ndëshkoi portierin e prishtinasve Visar Bekaj me karton të kuq i cili po vlerësohet si i padrejtë.

Pas ndeshjes me sprej lotsjellës nga Policia e Kosovës u gjuajt trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, e ku pësuan edhe disa lojtarë të Prishtinës që u dërguan në spital. /Zëri.info