Gjilani fiton ndeshjen kontroverse ndaj Prishtinës, triumfojnë edhe Ballkani e Drenica

Gjilani fiton ndeshjen kontroverse ndaj Prishtinës, triumfojnë edhe Ballkani e Drenica

Sport July 08, 2020 - 18:42
Lajmet e fundit nga sporti

Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Gjilani ka triumfuar në kryendeshjen e kësaj xhiroje ndaj Prishtinës me shifrat 2:1, e cila u përcaktua nga një vendim kontrovers i gjyqtarit Kreshnik Vula. 

Momenti vendimtar i këtij takimi ishte një karton i kuq i dyshimtë ndaj Visaj Bekajt, i cili u përjashtua nga loja në minutën e 50-të, derisa më pas nga gjuajtja e lirë realizoi Franc Veliu (53’).

Gerhard Progni shënoi pas një dalje të gabuar të Egland Haxhos në minutën e 66-të.

Ndërsa, për Prishtinën shënoi Armend Thaqi, i cili realizoi një super gol nga guajtja e lirë.

Ballkani triumfoi me rezultatin e thellë 5:1 ndaj Llapit.

Kurse, Drenica fitoi në shtëpi ndaj Ferizajt me shifrat 3:0.

Ballkani ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 59 pikë, Gjilani tash ka 58 pikë në pozitën e tretë, kurse Prishtina bie në vendin e katërt me 57 pikë.

Drenica pas kësaj fitore ngjitet në vendin e shtatë me 38 pikë.

Kurse, Llapi mbetet në pozitën e gjashtë me 39 pikë./Zëri

Gjilani – Prishtina 2:1

Mbyllet takimi 

81' GOL Armend Thaqi realizon një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë

66’ GOL Progni shënon për Gjilanin pas një dalje të gabuar të portierit të Prishtinës, Egland Haxho

53' GOL Franc Veliu shënon një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për Gjilanin

50' Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, përjashtohet nga loja me karton të kuq pas një dueli me kokë me Prognin

47' Kushtrim Shabani i Gjilanit lëshon një mundësi të mirë

46' Fillon pjesa e dytë

- Mbyllet pjesa e parë

19′ Aksion i bukur i Prishtinës, kapiteni Thaqi hy në zonën por në momentet e fundit largohet topi

08' Oto John i Prishtinës ishte në pozitë të mirë por gjuan drejt në duart e portierit Haxhihamza

01' Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Haxhihamza, Frashëri, Veliu, Rapa, Halili, K.Aziz, Useini, Jonuzi, Progni, Hajgari, K.Razak. Kryetrajner: Gentjan Mezani

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Halit, Bekteshi, Abazi, Zyba, Boshnjaku, Krasniqi, Korenica, John, Januzi. Kryetrajner: Armend Dallku

Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Tefik Maloku

Ballkani – Llapi 5:1

Mbyllet takimi 

90' GOL Artur Magani shënon golin e pestë për Ballkanin

60' Mungojnë rastet, po luhet një lojë e qetë

46' Fillon pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

38′ GOL: Ermal Krasniqi ka shënuar golin e katërt për Ballkanin

18′ GOL:  Blendi Baftiu shënon prapë këtë herë gjuan nga 16 metra, duke tundur rrjetën e Mehmetit

16′ GOL: Blend Baftiu rikthen epërsinë e Ballkanit në 2:1

9′ GOL: Mërgim Pefqeli pasi humbet penalltin, me topin e rikthyer shënon gol 1:1

4′ GOL: Asistim i mirë nga Ermal Krasniqi, shënon Jetmir Topalli 1:0

01' Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Rugji, Berisha, Krasniqi, Potoku, Prekazi, Gashi, Baftiu, Kuc, Magani, E.Krasniqi, Topalli. Kryetrajner: Ismet Munishi

Llapi: Mehmeti, Daci, Hoti, Naliqi, Murseli, Shabani, Morina, Hyseni, Pefqeli, Krasniqi, Raboshta. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Besnik Morina, Imran Kabashi, Erdall Zasella

Drenica – Ferizaj 3:0

Mbyllet takimi 

90' GOL Drenicasit gjejnë edhe golin e tretë me Alban Shillovën. 

80' Ndeshje e qetë është duke u zhvilluar në këto momente 

46' Fillon pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

9′ GOL: Hasan Hyseni shënon nga distanca,për Drenicën 2:0

8′ GOL: Alban Shillova i jep epësrinë vendasve 1:0

01' Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Lushtaku, Turku, Pasoma, Musa, Thaçi, Bardhi, Hamiti, Mëziu, Hyseni, Shillova. Kryetrajner: Fadil Rama

Ferizaj: Blakqori, Berisha, Hyseni, Kuka, Qerkini, Ibrahimi, Sefa, Krasniqi, Ajdarevic, Sadriu, Orana. Kryetrajner: Petrit Rushiti

Gjyqtarë: Alban Shala, Alban Ejupi, Jakup Musolli, Burim Jahmurataj