Një mesfushor si Hekuran Kryeziu, regjistron statistikë mbresëlënëse kundër Servettes

Një mesfushor si Hekuran Kryeziu, regjistron statistikë mbresëlënëse kundër Servettes

Sport July 04, 2020 - 23:55

Pas një mungese të gjatë shkaku i një lëndimi serioz, Hekuran Kryeziu është rikthyer në formën e tij optimale.

Futbollisti i Kosovës i cili aktivizohet te FC Zurich ka zënë sërish vend në formacionin bazë te skuadra elitare zvicerane, raporton "Zeri.info".

Kryeziu është paraqitur sot në ndeshjen e kampionatit elitar zviceran kundër Servettes, ku ka luajtur 90 minuta.

Paraqitja e tij në mesfushë përkrah Toni Domgjonit ishte mbresëlënëse.

Madje, "truri" i mesfushës së Përfaqësueses së Kosovës regjistroi një statistikë mbresëlënëse në ndeshjen e sotme.

Kryeziu arriti të bëjë 15 spastrime të topit në këtë përballje.

Ndryshe, futbollisti gjilanas është paraqitur në pesë ndeshje me FC Zurich këtë edicion në Superligën e Zvicrës. /Zeri.info