Chelsea rikthehet me fitore në Premierligë, mposhtë Watfordin

Chelsea rikthehet me fitore në Premierligë, mposhtë Watfordin

Sport July 04, 2020 - 22:53

Chelsea është rikthyer me fitore në kampionatin elitar anglez, Premierligë pas humbjes në mesjavë nga West Hami.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Stamford Bridge", Chelsea është përballur sonte me Watfordin, shkruan "Zeri.info".

Djelmoshat e drejtuar nga Frank Lampard e kanë mposhtur Watfordin me rezultat të pastër, 3:0.

Image

Olivier Giroud ('28) dhe Willian ('43) shënuan golat për vendasit në pjesën e parë.

Ndërkaq, Chelsea e vulosi fitoren në pjesën e dytë me anë të Ross Barkleyt, i cili realizoi në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Chelsea ngritet në vendin e katërt me 57 pikë të tubuara, kurse Watfordi mbetet në vendin e 17-të me 28 sosh. /Zeri.info