Driton Kuka pas vdekjes së trajnerit kosovar me COVID-19: Qyteti i Pejës sot humbi një ish-sportist e trajner të madh

Driton Kuka pas vdekjes së trajnerit kosovar me COVID-19: Qyteti i Pejës sot humbi një ish-sportist e trajner të madh

Sport July 04, 2020 - 22:26

Driton Kuka ka reaguar i mërzitur për lajmin e vdekjes së trajnerit karatesë, Flamur Shashës.

38-vjeçari, i cili ishte trajner i karatesë në Kosovë, ka ndërruar jetë sot pas infektimit me COVID-19, shkruan "Zeri.info".

Pas kësaj, Kuka me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook" është shprehur tejet i mërzitur.

Postimi i plotë i trajnerit pejan të xhudos:

"Pusho në paqe miku im Flamur!
Lajm i trishtë humbja jote,na tronditi të gjithëve.
Qyteti i Pejës sot humbi një ish sportist e trener të madh.
Do të kujtojmë gjithmonë e Diani po ec rrugës tande e po bahet sportist shembullor dhe do jetë krenar gjithmonë me veprat tua
". /Zeri.info