Dominimi në futbollin gjerman, Bayern Munichu fiton Kupën e Gjermanisë

Dominimi në futbollin gjerman, Bayern Munichu fiton Kupën e Gjermanisë

Sport July 04, 2020 - 22:03

Bayern Munich e ka fituar Kupën e Gjermanisë duke e mposhtur në finale Bayer Leverkusenin me rezultat 4:2.

Pas titullit të Bundesligës, bavarezët e Hansi Flick kanë triumfuar edhe në kupë, teksa tani synojnë titullin e Ligës së Kampionëve për ta plotësuar tripletën, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në "Olympiastadion" në Berlin, David Alaba ('16), Serge Gnabry ('24) shënuan dy gola për Bayernin në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Bayern Munich shënoi edhe dy gola përmes Robert Lewandowskit ('59, '89).

Me këta dy gola, sulmuesi polak arriti në kuotën e 51 golave për këtë edicion.

Nga ana tjetër, për Leverkusenin shënuan Sven Bender ('63) dhe Havertz ('90).

Ndryshe, Bayern Munich e ka fituar Kupën e Gjermanisë plotë 20 herë. /Zeri.info

Image