Interi, bindës ndaj Brescias

Interi, bindës ndaj Brescias

Sport July 01, 2020 - 21:23
Lajmet e fundit nga sporti

Interi ka marrë një fitore të me rezultat të thellë ndaj Brescias me rezultat 6-0.

Kjo fitore e mban Interin ende në hap për titull, pasi kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund, ka tetë pikë pas liderit Juventusit.

Ndeshja nisi shumë mirë për Interin që arritën të shënon që në minutën e pestë të takimit.

Alexis Sanchez asistoi bukur te Ashley Young, ndërsa ky i fundit edhe më bukur shënoi për 1-0.

Në minutën e 20-të ishte radha e Sanchez për të shënuar, ku e konvertoi në gol një penallti.

Në fund të pjesës së parë shënoi edhe Danilo D’Ambrosio për 3-0.

Interi nuk e ndali hovin as në pjesën e dytë, duke shënuar edhe tri herë të tjera.

Eriksen që u fut në pjesën e dytë po ashtu shënoi një herë në minutën e 83-të për 5-0.

Roberto Gagliardini shënoi në minutën e 52-të për 4-0, duke treguar se fitorja e Interit do të jetë rutinë.

Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Antonio Candreva në minutën e 88-të të takimit për 6-0.

Interi mbetet në vendin e tretë me 64 pikë, katër më pak se Lazio që është e dytë dhe tetë më pak se Juve që është lider.