Zyrtare: UEFA cakton datat për ndeshjet e edicionit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve

Zyrtare: UEFA cakton datat për ndeshjet e edicionit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve

Sport July 01, 2020 - 20:03
Lajmet e fundit nga sporti

UEFA ka konfirmuar datat për edicionin 2020/2021 të Ligës së Kampionëve, shkruan “Zeri.info”.

Edicioni i ardhshëm do të fillojë me fazën e grupeve më 20 tetor, kurse finalja do të zhvillohet më 29 maj në Stamboll.

Xhiroja e parë e fazës së grupeve – 20/21 tetor 2020

Xhiroja e dytë e fazës së grupeve – 27/28 tetor 2020

Xhiroja e tretë e fazës së grupeve – 3/4 nëntor 2020

Xhiroja e katërt e fazës së grupeve – 24/25 nëntor 2020

Xhiroja e pestë e fazës së grupeve – 1/2 dhjetor 2020

Xhiroja e gjashtë e fazës së grupeve – 8/9 dhjetor 2020

E teta e finales – Ndeshjet e para: 16/17 dhe 23/24 shkurt 2021. Ndeshjet e kthimit: 9/10 dhe 16/17 mars 2021

Çerekfinalet – Ndeshjet e para: 6/7 prill 2021. Ndeshjet e kthimit: 13/14 prill 2021

Gjysmëfinalet - Ndeshjet e para: 27/28 prill 2021. Ndeshjet e kthimit: 4/5 maj 2021

Finalja – 29 maj 2021.