Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Barcelona dhe Atletico Madridi ndajnë pikët

Barcelona dhe Atletico Madridi ndajnë pikët

Sport June 30, 2020 - 23:53
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona dhe Atletico Madridi kanë barazuar në kryendeshjen e xhiros së 33-të të ligës spanjolle, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshja në “Camp Nou” u mbyll me shifrat 2:2.

Diego Costa u dha epërsinë vendasve në minutën e 11-të, derisa shënoi në portën e tij.

Ndërsa, Saul Niguez barazoi shifrat në 1:1 pas realizmit të saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 19-të.

Në minutën e 50-të u akordua një penallti tjetër, por kësaj radhe për katalunasit.

Lionel Messi ishte i saktë duke e kaluar ekipin e tij në epërsi 2:1. Ky ishte goli i 700-të në karrierë për Messin me Barcelonën dhe përfaqësuesen argjentinase.

Gjyqtari i ndeshjes, Alejandro Hernandez, akordoi edhe penalltinë e tretë në këtë ndeshje në minutën e 62-të dhe të dytën për madrilenët.

Niguez ishte sërish i saktë nga penalltia dhe barazoi rezultatin në 2:2.

Pas këtij barazimi, Barcelona ka 61 pikë në pozitën e dytë, 1 më pak sesa Real Madridi, që do të luajë të enjten ndaj Getafes.

Ndërkohë, Atletico madridi ka 59 pikë në vendin e tretë./Zëri