Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Manchester United, bindës ndaj Brightonit

Manchester United, bindës ndaj Brightonit

Sport June 30, 2020 - 23:08
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester Unitedi ka shënuar fitore në udhëtim te Brightoni në kuadër të xhiros së 32-të të ligës angleze, shkruan “Zeri.info”.

“Djajtë e kuq” ishin bindës në këtë sfidë dhe triumfuan me shifrat 3:0.

Mason Greenwood hapi serinë e golave në minutën e 16-të.

Ndërsa, Bruno Fernandes (29’, 50') shënoi dy golat e tjerë për fitoren e thellë të mysafirëve.

Pas kësaj fitore, Manchester Unitedi tash ka 52 pikë në pozitën e pestë në tabelë, 2 më pak sesa Chelsea, që zë vendin e katërt dhe do të luajë nesër në udhëtim te West Hami.

Ndërkohë, Brightoni mbetet në kuotën e 33 pikëve në pozitën e 15-të./Zëri