Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Lazio triumfon me përmbysje ndaj Torinos

Lazio triumfon me përmbysje ndaj Torinos

Sport June 30, 2020 - 21:29
Lajmet e fundit nga sporti

Lazio ka shënuar një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 29-të të ligës italiane, shkruan “Zeri.info”.

Klubi kryeqytetas triumfoi me shifrat 2:1 në udhëtim te Torino.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Andrea Belottit në minutën e pestë nga penalltia.

Por, Lazio arriti që ta përmbysë rezultatin në pjesën e dytë.

Ciro Immobile barazoi fillimisht shifrat në 1:1 në minutën e 48-të, kurse për epërsinë e mysafirëve realizoi Marco Parolo (73’).

Pas kësaj fitore, Lazio tash ka 68 pikë në pozitën e dytë në tabelë, 1 më pak sesa Juventusi, që luan sonte në udhëtim te Genoa nga ora 21:45.

Ndërkohë, Torino mbetet në pozitën e katërmbëdhjetë me 31 pikë./Zëri