Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Boksi në zi, ndërron jetë boksieri 21-vjeçar

Boksi në zi, ndërron jetë boksieri 21-vjeçar

Sport June 30, 2020 - 21:02
Lajmet e fundit nga sporti

Boksieri Javier Alejandro Gonzalez Barrientos ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare, transmeton “Zeri.info”.

Barrientos nuk kishte zhvilluar ndonjë meç që prej prillit të 2019-s, derisa ishte i sëmurë me kancer në nyjën limfatike.

Kreu u WBC-së, Mauricio Sulaiman, ka konfirmuar vdekjen e boksierit të talentuar.

Image

“‘Rusito’ Gonzalez ka lënë këtë botë në moshën 21-vjeçare pasi me trimëri ka luftuar kundër kancerit në nyjën limfatike. Ai ishte shumë premtues dhe e ardhmja e boksit meksikan. E gjithë familja e WBC-së bashkohet me familjen dhe shokët në kujtim të këtij luftëtari të ri e të madh. Trishtimi është i madh, por ‘Rusito’ nuk do të harrohet asnjëherë””, ka shkruar Sulaiman.

Gjatë karrierës së tij, Barrientos kishte shënuar 15 fitore rresht, 11 prej tyre me nokaut, para se të niste betejën me kancer./Zëri