Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Rashica përkrah Lionel Messit në formacionin e javës nga “WhoScored”

Rashica përkrah Lionel Messit në formacionin e javës nga “WhoScored”

Sport June 30, 2020 - 20:35
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica, ka zënë vend në formacionin e javës në uebfaqen e njohur sportive “WhoScored”, transmeton “Zeri.info”.

Sulmuesi i Werder Bremenit e gjen veten përkrah yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Rashica kishte kontribuar me një gol dhe një asistim në fitoren 6”1 të Bremenit ndaj Kolnit në fundjavën që lamë pas.

Reprezentuesi kosovar ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e klubit gjerman, derisa ka tërhequr vëmendjen e Liverpoolit, Milanit e Leipzigut.

Ai pritet të largohet nga Bremeni gjatë kësaj vere./Zëri

Image