Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
E thotë Tare: E dua Kumbullën te Lazio

E thotë Tare: E dua Kumbullën te Lazio

Sport June 30, 2020 - 20:25
Lajmet e fundit nga sporti

Mbrojtësi i Hellas Veronas, Marash Kumbulla, ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A, transmeton “Zeri.info”.

Reprezentuesi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, derisa Interi, Lazio, Juventusi e Manchester Unitedi kanë shprehur interesim për lojtarin.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka shprehur haptazi dëshirën e tij për transferimin e bashkëkombësit të tij.

 “Kumbulla te Lazio? Ndoshta ju dini më shumë se unë (qesh). Ne kemi pasur një takim me drejtuesit e Veronës, pasi jemi të interesuar për të marrë shërbimet e lojtarit. Kumbulla mund të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen, megjithatë do të kemi edhe një takim tjetër për të bërë dhe e dinim që nuk mund të mbyllnim marrëveshjen që në takimin e parë.”, u shpreh Tare për “Sky Sport”./Zëri

Image