Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të FHK-së rezulton pozitiv me COVID-19

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të FHK-së rezulton pozitiv me COVID-19

Sport June 30, 2020 - 20:06
Lajmet e fundit nga sporti

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Lulëzim Abazi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan “Zeri.info”.

Abazi, i cili është edhe asamblist në Kuvendin Komunal të Ferizajt, e ka konfirmuar këtë gjë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Desha t’iu njoftoj që pasi që kisha disa simptoma të gripit, me datën 28.06.2020 jam testuar për virusin COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv”, ka njoftuar ai.

“Ju apeloj të gjithëve që të respektoni masat dhe rregullat e përcaktuara nga IKSHPK-ja për arsye se ky virus nuk duhet te shpërfillet”, ka vijuar më tej Abazi./Zëri