Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Thuajse e kryer, Sane drejt Bayern Munichut

Thuajse e kryer, Sane drejt Bayern Munichut

Sport June 30, 2020 - 20:00
Lajmet e fundit nga sporti

Bayern Munichu ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me Leroy Sanen nga Manchester City, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”, transmeton “Zeri.info”.

Gjatë javës së kaluar trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, kishte thënë se reprezentuesi gjerman kishte shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga “Etihad”.

Bayern Munichu prej kohësh ka shprehur interesim për Sanen dhe pritet të paguajë rreth 50 milionë euro për sulmuesin.

“Ai dëshiron t’i bashkohet një tjetër klubi. Nuk e di nëse ai do të largohet këtë verë apo në të ardhshmen kur i përfundon kontrata e tij”, kishte thënë Guardiola./Zëri