Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
“S’do të ketë tifozë në Ligën e Kampionëve”

“S’do të ketë tifozë në Ligën e Kampionëve”

Sport June 30, 2020 - 18:27
Lajmet e fundit nga sporti

Ministri i Shëndetësisë së Portugalisë, Antonio Lacerda Sales ka deklaruar se nuk do të lejohen tifozët në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, transmeton “Zeri.info”.

UEFA vendosi më 17 qershor që çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në Lisbonë në periudhën 12-23 gusht.

“Në lidhje me publikun dhe bazuar në situatën momentale pandemike, sigurisht që jo”, ka thënë Sales.

“Ne nuk e dimë se si pandemia do të evoluojë dhe siç kemi bërë në situatat e tjera, ne do të marrim masa në përputhje me evoluimin e pandemisë. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen”, ka shtuar ai./Zëri