Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Avdijaj: Gabimi im më i madh që e refuzova Liverpoolin

Avdijaj: Gabimi im më i madh që e refuzova Liverpoolin

Sport June 30, 2020 - 18:08
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi kosovar, Donis Avdijaj, kishte bërë bujë të madhe para disa vitesh, derisa Schalke i kishte vendosur atij një klauzolë lirimi prej 47 milionë eurosh, transmeton “Zeri.info”.

Avdijaj ka zbuluar se Real Madridi dhe Liverpooli kishin bërë oferta në drejtim të tij në të kaluarën, por ai i kishte refuzuar.

Ai ka thënë se është bërë pishman që ka refuzuar Liverpoolin.

“Gabimi im më i madh ishte që e refuzova një ofertë të madhe nga Liverpuli para se ta nënshkruaja kontratën afatgjatë me Schalken, klub që e kisha në zemër. Unë kisha ofertë edhe nga Real Madridi në të kaluarën”, ka thënë Avdijaj.

“Kontrata e re dhe klauzola 47 milionë euro te Schalke në vitin 2014 më bënë të lumtur asokohe, por unë nuk e dija se çfarë ishte në të vërtetë. Unë vazhdoj të mendoj se atëherë nuk kisha mbështetjen e duhur nga Schalke, në të kundërt gjërat do të kishin shkuar ndryshe”, shtoi reprezentuesi kosovar./Zëri