Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Trajneri i Swanseas shpjegon arsyen e mungesës së Celinës në ndeshjen e fundit

Trajneri i Swanseas shpjegon arsyen e mungesës së Celinës në ndeshjen e fundit

Sport June 30, 2020 - 17:26
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Swansea Cityt, Steve Cooper, ka konfirmuar që Bersant Celina nuk është i lënduar pas mungesës së tij në humbjen 1:0 nga Luton Towni, transmeton “Zeri.info”.

Reprezentuesi kosovar ishte inkuadruar në minutat e fundit në triumfon 1:0 ndaj Middlesbroughit në javën e parakaluar, por mbeti jashtë skuadrës në fundjavën e kaluar.

“Ne duhet të zgjedhim lojtarët për të gjitha këto ndeshje, që janë të përqendruar 100% dhe të përkushtuar në atë që jemi duke bërë”, ka thënë Cooper.

“Ne me të vërtetë duhet të jemi së bashku. Dera është gjithmonë e hapur për të gjithë të martën. Ne do të kemi nevojë për të gjithë, përfshirë Bersantin”, u shpreh ai.

Swansea do të luajë sot ndaj Millwallit në orën 18:00./Zëri