Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Pioli: Milani mund ta mposhtë këdo

Pioli: Milani mund ta mposhtë këdo

Sport June 30, 2020 - 17:10
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se skuadra e tij mund ta mposhtë këdo, derisa ka thënë se janë edhe 30 pikë në lojë, transmeton “Zeri.info”.

Pioli zëvendësoi Marco Giampaolon në tetor të vitit të kaluar dhe është duke kaluar në një formë të mirë së fundmi, derisa Milani është duke luftuar për garat evropiane.

Pas rikthimit të futbollit, Milani ka shënuar dy fitore në po aq ndeshje në ligën italiane.

“Ne duhet të qëndrojmë të përqendruar. Zëvendësuesit do të jenë vendimtar në çdo ndeshje dhe fakti që kemi pesë zëvendësime na jep më shumë zgjidhje”, u shpreh Pioli.

“Ne nuk jemi të lumtur me pozitën tonë në tabelë, ne mund ta mposhtim këdo”, shtoi 54-vjeçari.

Kuqezinjtë do të përballen nesër në udhëtim te SPAL-i në orën 21:45./Zëri