Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
U ndëshkua gabimisht, Herolind Shalës i hiqet suspendimi

U ndëshkua gabimisht, Herolind Shalës i hiqet suspendimi

Sport June 30, 2020 - 16:57
Lajmet e fundit nga sporti

Federata Norvegjeze e Futbollit anuloi suspendimin e mesfushorit të Valerengas, Herolind Shala, i cili kishte marrë dy kartonë të verdhë ndaj Stabaekut, transmeton “Zeri.info”.

Reprezentuesi kosovar ishte ndëshkuar gabimisht, gjë të cilën e kishte pranuar edhe gjyqtari i ndeshjes.  

Ndëshkimi i Shalës kishte qenë befasi edhe për të.

“Mendoj se është shumë e çuditshme. Pas së gjithash, ishte gabim fillimisht, kështu që është turp. Është duke e shkatërruar ekipin tonë tash”, Kishte deklaruar Shala për “Eurosport”.

Shala ishte përjashtuar nga ndeshja ndaj Stabaekut për shkak të dy kartonëve të verdhë, derisa mori kartonin gabimisht në vend të dikujt tjetër./Zëri