Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Atdhe Nuhiu kishte debatuar ashpër me bashkëlojtarin e tij gjatë ndeshjes së fundit të Sheffield Wednesdayt

Atdhe Nuhiu kishte debatuar ashpër me bashkëlojtarin e tij gjatë ndeshjes së fundit të Sheffield Wednesdayt

Sport June 30, 2020 - 16:25
Lajmet e fundit nga sporti

Sheffield Wednesday shënoi një fitore të rëndësishme në fundjavë në udhëtim te Bristol City, transmeton “Zeri.info”.

Pas fitores me shifrat 2:1, Sheffieldi u ngjit në pozitën 13-të në tabelën e kategorisë së dytë angleze.  

Gjatë kësaj ndeshjeje, reprezentuesi kosovar, Atdhe Nuhiu, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të, pati një debat të ashpër me bashkëlojtarin e skuadrës së tij, Barry Bannan, shkruan “Examinerlive.co.uk”.

Dyshja patën një përplasje pasi Zak Vyner gjuajti lart mbi portë në minutat shtesë.

Ndoshta, Bannan kishte menduar se Nuhiu ishte dashur ta spastrojë topin e gjatë nga Bristoli në zonën e Sheffieldit, derisa vendasit kërkonin golin e barazimit.

Sidoqoftë, ky reagim tregon se sa shumë ishin të interesuar Bannan dhe Nuhiu për fitoren./Zëri