Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Kupa e Kombeve të Afrikës shtyhet për 12 muaj

Kupa e Kombeve të Afrikës shtyhet për 12 muaj

Sport June 30, 2020 - 16:06
Lajmet e fundit nga sporti

Edicioni i ardhshëm i Kupës së Kombeve të Afrikës është shtyrë për 12 muaj dhe do të zhvillohet në vitin 2022, transmeton “Zeri.info”.

Ky vendim është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Konfederatës Afrikane të Futbollit pas një takimi të zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Edicioni i 33-të i turneut ishte paraparë të fillojë më 9 janar të 2021-s, por tash është shtyrë për janarin e 2022-s për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në të gjithë kontinentin.

Vendimi i shtëpisë afrikane të futbollit vjen pas shtyrjes së Kampionatit Evropian nga UEFA për në vitin 2021./Zëri