Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Mediumi turk: Klubi anglez e rikthen interesimin për Vedat Muriqin

Mediumi turk: Klubi anglez e rikthen interesimin për Vedat Muriqin

Sport June 30, 2020 - 15:53

Sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi është vënë në qendër të vëmendjes nga klubi anglez, West Bromwich Albion.

Klubi anglez aspiron të rikthehet në Premierligë edicionin e ardhshëm, derisa synimi primar në tregun e transferimeve është Muriqi, shkruan “Hurriyet”, përcjell “Zeri.info”.

Fenerbahçe tashmë ka nisur t’i bëjë planet e para për afatin kalimtar veror.

Klubi i madh turk synon shitjen e sulmuesit prizrenas.

Me paratë e gjeneruara nga kjo shitje, Fenerbahçe dëshiron të blejë futbollistë tjerë.

Ndryshe, Muriqi ka qenë në formë mbresëlënëse këtë edicion.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 32 ndeshje këtë edicion.

Edhe edicionin e kaluar, Muriqi gëzoi formë të lartë ku shënoi 17 gola dhe dhuroi tetë asistime në 36 ndeshje. /Zeri.info