Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
“Tuttosport”: Tri klube italiane interesohen për Mërgim Vojvodën

“Tuttosport”: Tri klube italiane interesohen për Mërgim Vojvodën

Sport June 30, 2020 - 15:40

Mërgim Vojvoda mund të largohet nga Standard Liege në afatin kalimtar veror vetëm një vit pasi iu bashkua klubit elitar belg.

Falë paraqitjeve të mira këtë edicion, mbrojtësi nga Kosova ka rënë në shënjestër të disa klubeve italiane, shkruan “Zeri.info”.

“Tuttosport” raporton se Fiorentina, Lazio dhe Torino kanë shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës.

Vlera e Vojvodës në tregun e transferimeve llogaritet të jetë tetë milionë euro.

Ndryshe, Vojvoda u transferua te Standard Liege verën e kaluar nga Royal Excel Mouscroni.

Këtë edicion, mbrojtësi drenicas është paraqitur në 30 ndeshje në të gjitha garat te Standard Liege, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar katër asistime. /Zeri.info