Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Menaxheri i Kosovës: Pasi Zeqiri zgjodhi Kosovën, Zvicra u kundërpërgjigj duke bindur Ademin

Menaxheri i Kosovës: Pasi Zeqiri zgjodhi Kosovën, Zvicra u kundërpërgjigj duke bindur Ademin

Sport June 30, 2020 - 15:10

Ka pasur shumë zëra kohëve të fundit në lidhje me prurjet e reja te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll.

Vazhdimisht është raportuar në lidhje me ardhjet e mundshme të Andi Zeqirit, sulmuesit të Lausannes dhe Kemal Ademit, sulmuesit të Baselit në radhët e “Dardanëve”, raporton “Zeri.info”.

Megjithatë, vetëm njeri nga ta mund t’i shijojnë emocionet që i ofron Përfaqësuesja e Kosovës.

Andi Zeqiri ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën, derisa Kemal Ademi do të jetë pjesë e Zvicrës.

Image

Lajmin në fjalë e ka konfirmuar edhe menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala.

Në një bisedë me “Zeri.info”, Shala ka bërë me dije se Ademi përfundimisht nuk e ka pranuar ftesën e Kosovës.

“Ia kemi ofruar të gjitha mundësitë Kemal Ademi për ta përfaqësuar Kosovën, megjithatë, ai vendosi që ta përfaqësojë Zvicrën”, u shpreh fillimisht Shala.

Tutje, ai mendon se Zvicra ia “rrëmbeu” Kosovës Ademin si kundërpërgjigjje për Andi Zeqirin, i cili ka vendosur ta pranojë ftesën e “Dardanëve”.

Image

“Ka më shumë se një vit që jemi duke kontaktuar me Ademin, por Zvicra në fund arriti ta bindte dhe këtë e shoh si kundërpërgjigjje për Andi Zeqirin, i cili e refuzoi Zvicrën dhe pranoi ftesën tonë”, tregon më tej Shala për “Zeri.info”.

Për Bajram Shalën, Zeqiri është më produktiv se Ademi në repartin e sulmit.

“Nëse do të kisha rastin të zgjedhja mes Ademit dhe Zeqirit, do ta zgjedhja këtë të fundit pa u menduar dy herë”, përfundoi Shala.

Ndryshe, Zeqiri është në formë jetësore me Lausannen në Ligën e Dytë të futbollit zviceran.

Ai në këtë edicion në 25 ndeshje ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar tri asiste.

Gjithashtu, ai ka shënuar edhe pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime në katër ndeshjet e Kupës së Zvicrës.

Image

Nga ana tjetër, Ademi me Baselin në 31 ndeshje në të gjitha garat, i ka realizuar 11 gola derisa ka kontribuar edhe me tri asiste. /Zeri.info