Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Premierliga konfirmon një rast me COVID-19 pas testimeve të fundit

Premierliga konfirmon një rast me COVID-19 pas testimeve të fundit

Sport June 29, 2020 - 23:56

Premierliga ka zbuluar se një person ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas raundit të fundit të testimeve.

Në raundin e fundit janë testuar 2250 futbollistë dhe anëtarë stafi për COVID-19, shkruan "Zeri.info".

Ky ishte raundi i 11-të i testimeve masive që shfaqejes së pandemisë dhe rikthimit të futbollit anglez më 17 qershor.

Detajet e të infektuarve nuk janë zbuluar, derisa asnjë klub nuk ka zbuluar se ka raste pozitive me COVID-19.

Klubet e Premierligës i nënshtrohen testimeve dy herë në javë, me rezultatet që shfaqen të hënave.

Në total, 14307 testime janë kryer në Premierligë dhe vetëm 19 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Testimet do të vazhdojnë deri në përfundim të edicionit, kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund. /Zeri.info