Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Super-ndeshje priten të zhvillohen në xhiron e ardhshme të Superligës së Kosovës

Super-ndeshje priten të zhvillohen në xhiron e ardhshme të Superligës së Kosovës

Sport June 29, 2020 - 23:51

Me ndeshjen FC Prishtina - Feronikeli të zhvilluar sot në "Fadil Vokrri", është mbyllur java e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.

FC Prishtina u rikthye me fitore pas barazimit në Podujevë ndaj Llapit javën e kaluar, duke mposhtur sot Feronikelin me rezultat 3:1, shkruan "Zeri.info".

Drita vazhdoi lidershipin duke fituar 2:0 ndaj Dukagjinit, teksa Gjilani leëshoi pikë sot duke barazuar 2:2 me Llapin.

Ndërkaq, Ballkani arriti fitore të lehtë ndaj Vushtrrisë duke e mposhtur me rezultat 3:1.

Megjithatë, java e 28-të e futbollit elitar kosovar garanton edhe disa super-ndeshje tjera.

Ballkani i Ismet Munishit do të jetë mysafir i Dukagjinit, teksa Llapi e pret në shtëpi Dritën.

Feronikeli do të ketë punë në "Rexhep Rexhepi" me Gjilanin, kurse FC Prishtina luan në shtëpi ndaj Drenicës.

Më poshtë, gjeni ndeshjet që do të zhvillohen në javën e 28-të:

FC Prishtina - Drenica
Feronikeli - Gjilani
Llapi - Drita
Dukagjini - Ballkani
Vushtrria - Flamurtari
Ferizaj - Trepça'89. /Zeri.info