Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Ish-ylli i Liverpoolit dërgohet në spital, pasi goditet me thikë dhe plaçkitet

Ish-ylli i Liverpoolit dërgohet në spital, pasi goditet me thikë dhe plaçkitet

Sport June 29, 2020 - 23:10

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Andre Wisdom është duke u rikuperuar në spital pasi u godit me thikë dhe u grabit, derisa po vizitonte një të afërm në Marseyside.

Sipas "The Sun", futbollisti i Derby Countyt është goditur me thikë derisa po dilte nga makina e tij, shkruan "Zeri.info".

"Ai është goditur me thikë dhe ndodhet në spital. Gjendja e tij është stabile. Kjo është çmenduri. Nuk mund ta besoj këtë", tha motra e Wisdom.

Ndërkaq, nga policia e Derbyt kaneë theëneë:

"Andre Wisdom ka qenë viktimë e një sulmi dhe plaçkitje. Ai ka pësuar lëndime, shkaku i së cilave është dërguar në spital".

Pretendohet se ky sulm ndodhi vetëm disa orë pasi Wisdom u paraqit në fitoren 2:1 të Derbyt ndaj Readingut të shtunën. /Zeri.info

Image