Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Letra emocionale e Miralem Pjanic drejtuar Juventusit

Letra emocionale e Miralem Pjanic drejtuar Juventusit

Sport June 29, 2020 - 22:46

Miralem Pjanic i ka shkruar një letër emocionale Juventusit pas kompletimit të transferimit te Barcelona.

Marrëveshja mes Barcelonës dhe Juventusit është finalizuar sot në formë shkëmbimi mes Pjanic dhe Arthur, ku "Zonja e Vjetër" do të duhet të paguajë edhe 10 milionë euro, shkruan "Zeir.info".

Megjithatë, të dy futbollistët do të mbeten në klubet e tyre respektive deri në fund të edicionit aktual.

Tashmë, mesfushori boshnjak, Pjanic, i ka dërguar letrën e lamtumirës Juventusit.

"Frymo Mire, kështu duhet të vazhdojë në ndeshjet vendimtare", shkroi fillimisht Pjanic.

"Do të vazhdoj kështu. Kam ardhur këtu para katër vitesh duke tentuar të fitoj gjithçka. Një futbollist i Juventusit duhet të tentoj gjithnmonë", shkruan më tej boshnjaku.

"Kanë qenë katër vite të bukura. Nuk mendoj se mund t'iu falënderoj mjaftueshëm. Faleminderit familjes Agnelli, faleminderit bashkëlojtarëve, stafit të klubit dhe tifozëve", shkruan Pjanic në mes të tjerash. /Zeri.info