Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Futbollistët e Llapit e falën namazin para ndeshjes kundër Gjilanit

Futbollistët e Llapit e falën namazin para ndeshjes kundër Gjilanit

Sport June 29, 2020 - 22:40

Futbollistët e Llapit e kanë ndalur Gjilanin në udhëtimin e sotëm në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të javës së 27-të të kampionatit elitar kosovar, skuadra e Tahir Batatinës ka barazuar 2:2 në Gjilan, raporton "Zeri.info".

Megjithatë, ajo që vlen të ceket është edhe falja e namazit të futbollistëve të Llapit para ndeshjes së sotme.

Futbollistët në fjalë kishin zgjedhur ta kryenin obligimin e tyre fetar në fushën e gjelbër para ndeshjes. /Zeri.info

Image

Image