Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Dallku: Nuk dua t’i shoh kundërshtarët, dua t’i shoh vetëm ndeshjet tona

Dallku: Nuk dua t’i shoh kundërshtarët, dua t’i shoh vetëm ndeshjet tona

Sport June 29, 2020 - 21:28

Trajneri i FC Prishtinës e ka komentuar fitoren e sotme nga FC Prishtina në "Fadil Vokrri".

Në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, FC Prishtina regjistroi fitore 3:1 ndaj Feronikelit, shkruan "Zeri.info".

Pas ndeshjes, Dallku është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Këtu alternativa e vetme ishte fitorja, jam i kënaqur me reagimin e futbollistëve të mi pas barazimit të rezultatit”, u shpreh Dallku në "SS Kosova", përcjell "Zeri.info".

“Kishim mundësi të shënojmë edhe gola të tjerë, por neve tashmë na mbetet të rikuperohemi dhe të shohim përpara”, tregoi ai.

“Nuk dua t’i shoh kundërshtarët, dua t’i shoh vetëm ndeshjet tona, dhe Prishtina duhet t’i bëjë hyzmetin çdo takimi”, përfundoi ish-reprezentuesi i Shqipërisë. /Zeri.info